Simeone: Të kishim Mesin në ekip, ne do fitonim ndeshjen ndaj Barcelonës!

Atletico Madrid e dinte shumë mirë se një rezultat tjetër përveç fitores do t’i jepte fund shpresave për titull dhe, pas disfatës 1-0, Diego Someone shprehet se po të kishte pasur Messi-n në krahun e tij do të ishte fituar ndeshjen.

Sulmuesi argjentinas shënoi një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit në pjesën e parë, një gol që ishte vendimtar për tri pikët.

“Nëse do të merrnim Messi-n dhe do ta vishnim me fanellën e Atletico-s, do të kishim fituar 1-0,” shprehet Simeone në konferencën e tij për shtyp.

“Ishte një ndeshje e barabartë. Gjithsesi në pjesën e dytë ishim më mirë. Më pëlqen 4-4-2 kompakt që po përdor Barcelona. Më pëlqen shumë puna e Ernesto Valverde-s”, ka përfunduar Simeone.

Leave a Reply