Granit Xhaka futbollisti më i mirë në Zvicër, goli i Shaqirit më i bukuri (VIDEO)

Granit Xhaka ka rrëmbyer çmimin e më të mirit në futbollin zviceran. Mesfushori me prejardhje nga Kosova që aktualisht luan me ekipin e Arsenalit, në një ceremoni solemne, fitoi çmimin e futbollistit më të mirë për sezonin 2016/2017-të në Zvicër.

Deri te ky çmim, Xhaka erdhi falë paraqitjeve të mira që pati në sezonin e parë te Arsenali, me të cilën skuadër rrëmbeu dy trofe, atë të FA Kupës angleze si dhe Superkupën e Anglisë.

Kujtojmë se Xhaka është grumbulluar me përfaqësuesen e Zvicrës për ndeshjet kualifikuese të rradhës, kundër Andorës dhe Letonisë.

Ndërkohë goli i Xherdan Shaqirit i shënuar ndaj Bjellorusisë, është zgjedhur goli më i mirë i vitit 2017 në Zvicër.

Leave a Reply