A është koha ti besohet Arben Nuhiut pankina e Shkupit?

Tashmë vjen konfirmimi. Është e qartë se Shkupi bën ndryshim në pankinë! Vjen zyrtarizimi se Sedloski vërtet ka ofruar dorëheqje dhe e njejta pranohet nga ana e drejtuesve të Shkupit. Tani pyetja që duhet bërë është se kujt duhet t’i besohet pankina e kampionëve në vazhdim?!

Arben Nuhiu!? Pse jo? Autoritet po! Legjendë e Shkupit po. Ish-futbollist me karrierë të pasur ndërkombëtare dhe njohësi i shkëlqyeshëm i rethanave në futbollin vendor. Karakter dhe njeri që don disiplinën e nevojshme në këtë moment te Shkupi, gjithsesi po!

Atëherë pse Shkupi duhet të kujtohet për çështjen e trajnerit? Nëse s’duan të huaj dhe kërkojnë cilësi nga vendi, atëherë Arben Nuhiu duket zgjedhja ideale për t’iu besuar pankina.

Më i vjetri i vëllezërve Nuhiu sigurisht se i takon plejadës së ish-futbollistëve që premton të zhvillohet në trajner serioz. Nëse Zekirija Ramadani, Ardian Nuhiu e Muharrem Bajrami që luajtën me Shkupin para se të nisin karrierat si trajnerë e shpejt të fitojnë autoritet e tituj me punën e tyre i’a dolën, atëherë Arben Nuhiu duhet të jetë tekniku i rradhës që do të jepte për Shkupin impulsin që një trajner i huaj vështirë se mund ta japë.

Arsyeja është shumë e thjeshtë! E njeh në thelb organikën, ambientin dhe atë që i duhet klubit në këtë moment.

Nëse Shkupit i duhet trajner, Arbeni është aty. Tash pritet lëvizja e kryesisë së Shkupit!

Leave a Reply