Shalands: Krenar me ekipin e Kosovës!

Dy ndeshje dhe dy fitore me përfaqësuesen e Kosovës. Një nisje mjaftë e mirë e teknikut zviceran Bernard Shalands që fiton dy miqësoret e muajit mars. Shalands vlerësoi paraqitjen e ekipit dhe theksoi se skuadra i është përgjigjur mirë, duke u treguar shumë kompakte.

“Ekipi bëri një ndeshje shumë të mirë ndaj Burkina Fasos. Taktikisht futbollistët luajtën siç u kisha kërkuar përpara takimit. Jam shumë i kënaqur, por edhe shumë krenar për ekipin. Kemi bërë disa gabime, megjithatë duhet të thekson se zhvilluam një lojë shumë të fortë ndaj një ekipi shumë të mirë. Përsa i takon objektivave të Kosovës, nuk mund të jap një përgjigje fikse, por mund të them se kemi një skuadër shumë kompakte. Kam shumë besim tek e ardhmja”, deklaroi Shalands.

Leave a Reply