Jovetiq te Monako: Kam ardhur këtu për të fituar tituj!

Stefan Jovetiq ashtu siç u bë e ditur edhe dje, sot edhe zyrtarisht është prezantuar nga kampionët e Francës, Monako. Jovetiq nga Interi kaloi në radhët e Monakos për plotë 11 milionë euro, me të cilët firmosi edhe kontratë katër vjeçare.

“Jam i lumtur që erdha në Monako. Kjo është skuadër e madhe, janë pjesë e Ligës së Kampionëve dhe kanë futbollist cilësor. Besoj që edhe tifozët do të jenë të kënaqur nga paraqitjete mia, për shkak se këtu kam ardhur të fitojë tituj”, ka thënë Jovetiq.

27 vjeçari te Monako vjen si zëvendësues i Kilian Mbapes, i cili ditëve në vijim do të prezantohet te PSZH.

 

Leave a Reply