Gafa e vitit vjen nga Skocia! (VIDEO)

Gafa e portierit të Ros Kauntit, Skot Foks po bën xhiron e botës. Portierit skocez ngriti në këmbë tifozët e skuadrës së tij me driblimin e parë, por më pas u turpërua para tyre, duke pranuar një gol mjaft qesharak.

Njëri prej bashkëlojtarëve të tij të mbrojtjes, ktheu topin deri te portieri, Skot Foks, i cili fillimisht me një veprim të zgjuar shmangu kundërshtarin e tij, Morelos, i cili shumë shpejtë u ngrit në këmbë, duke i marrë topin portierit vendas dhe duke shënuar në rrjetën e Ros Kauntit për rezultat 0:2, me të cilin rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e këtij takimi.

Në pjesën e dytë  Ros Kaunti ngushtoi epërsinë e rezultatit, mirëpo deri në mbyllje të takimit, Gllazgou  Renxhersi shënoi edhe golin e tretë, për rezultat përfundimtarë, Ros Kuanti – Gllazgou Renxhers, 1:3.

Leave a Reply