Mbape kalon kontrollet mjekësore, më vonë zyrtarizohet transferimi

Sulmuesi i Monakos, Kilian Mbape, ka kaluar kontrollet mjekësore para se edhe zyrtarisht të veshë fanellën e Paris Sen Zhermenit. Sipas TF1 një gjë e tillë ka ndodhur në Klerfonten, ku kombëtarja franceze po përgatitet për dy ndeshjet e rradhës eliminatore “Rusi 2018”.

Për të ju ikur restrikcioneve nga ana e UEFA-s për prishjen e “fair-play” financiar, francezi 18-vjeçar do të kalojë te PSZH-ja në formë huazimi, me opcion për blerjen e tij të detyrueshme gjatë verës së ardhshme. Atëherë Monako nga shitja e futbollistit të saj do të përfitojë edhe 180 milion euro.

Mesfushori i parisienëve, Adrien Rabio para mediave franceze ka zbuluar se vetë Mbape i ka thënë se transferimi i tij te Paris Sen Zhermeni do të ndodh që sonte.

Leave a Reply