Siti i ofron Sterlingun plus para Arsenalit për Aleksis Sançez

Mançester Siti i ka ofrur një ifertë shumë tërheqëse Arsenalit për kilianin, Aleksis Sançez. Sipas “Mirror” drejtuesit e Sitit u kanë ofruar “topçinjëve”, Rahim Sterlingun plus shumën e transferimit për kilianin, kontrata e të cilit me Arsenalin përfundon verën e ardhshme.

Deri në këtë momente pozicioni i Arsen Venger ishte se Aleksis Sançez nuk do të shitet, pavarësisht faktit se ai gjatë verës së ardhshme nga “Emirates Stadium”  do të largohej si agjent i lirë.

Tashmë ekzistojnë kontakte të drejtëpërdrejta midis Arsenalit dhe Mançester Sitit, drejtuesit e së cilës skuadër kanë bërë një ofertë senzacionale.

“Mirror” nuk njofton për shumën e përgatitur nga ana e drejtuesve të Mançester Sitit, të cilët janë të gatshëm të ndahen me sulmuesin e tyre anglez, Rahim Sterling, i cili e nisi sezonin shumë fuqishëm, duke shënuar në përballjen ndaj Evertonit si dhe golin e fitores përballë Burnmaut.

Leave a Reply