Maqedonia mëson emrat e arbitrëve për ndeshjet me Izraelin dhe Shqipërinë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në fillim të muajit shtator do të zhvillojë dy ndeshje në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”. Ndeshjen e parë të besuarit e seleksionuesit, Igor Angellovski do ta zhvillojnë me 02 shtator kundër Izraelit, ndërsa vetëm tre ditë më pas në Strumicë, ata do të mirëpresin Shqipërinë.

Arbitër kryesor në ndeshjen e parë kundër Izraelit do të jetë rusi, Aleksej Eskov, të cilit do ti ndihmojnë bashkëkombasit e tij, Dmitri Mosjakin dhe Igor Demeshko, ndërkohë arbitër i katërt është emëruar Aleksej Maujunin.

Ndërkohë kryesori i takimit të ndeshjes kundër Shqipërisë që do të zhvillohet në stadiumin “Mladost” në Strumicë do të jetë suedezi, Jonas Erikson, një emër ky i njohur, i cili para dy viteve referoi ndeshjen finale të Liga Evropa, midis Seviljës dhe Liverpullit në Bazel.

Leave a Reply