Rakitiç mungon në dy ndeshjet e rradhës të Barcelonës

Mesfushori Ivan Rakitiç do të mungojë në dy ndeshjet e rradhës të Barcelonës, pas lëndimit që morri në ndeshjen eliminatore ndaj Kosovës.

Një gjë të tillë shkruajnë mediat spanjolle, sipas të cilave mesfushori kroat do të mungojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Espanjollit në La Liga, si dhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve Evropian kundër Juventusit, ndeshje kjo që në program është të martën që vjen.

Vendin e tij në këto dy takime pritet ta zë njëri prej dy futbollistëve, si Serxhi Roberto ose Paulinjo.

Leave a Reply