Miran Maksuti, me golat e tij rrëmben zemrat e tifozëve të Llapit (VIDEO)

Vetëm dy ndeshje me fanellën e Llapit, i kanë mjaftuar sulmuesit tetovar Miran Maksuti për të rrëmbyer zemrat e tifozëve të kësaj skuadre nga Superliga e Kosovës në futboll. Maksuti në dy ndeshje, realizoi dy gola vendimtarë për Llapin, duke i siguruar kësaj skuadre 4 pikë, njofton “infOSport.mk”.

Pas golit të shënuar në ndeshjen e xhiros së dytë ndaj Vllaznisë së Pozheranit në transfertë, kur falë golit të tij Llapi shënoi fitore minimale 1:0, të premten Makusti shënoi golin e vetëm në barazimin 1:1 të skuadrës së tij ndaj Gjilanit.

“Jam tepër i lumtur që e nisa me këmbë të mbarë aventurën time në futbollin kosovar, më saktësisht te skuadra e Llapit. Golat e shënuar më bëjnë që të vazhdojë të punojë edhe më shumë në të ardhmen. Përveç që jam i gëzuar për golat e mi, aq më tepër jam i gëzuar për rezultatet e skuadrës sonë” – tha enkas për “infOSport.mk”, Miran Maksuti.

Llapi pas tre xhirove të para ka regjistruar dy fitore dhe një barazim dhe aktualisht me 7 pikë ndanë pozitën e parë me Feronikelin, skuadër kjo që të premten në teren vendas me rezultatin 2:1 mundi Besën nga Peja.

Llapi dhe Gjilani mbeten të pamposhtur ende, pasi në duelin e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës, barazuan, 1:1. Shikuesit në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë ishin dëshmitarë të një ndeshjeje mjaftë të tensionuar, me të dyja skuadrat që nuk dëshironin të pësonin humbjen e parë dhe njëherësh krijuan shumë raste shënimi para portave.

Публикувахте от Sporti në KTV в 8 септември 2017 г.

Leave a Reply