Dëmtimi i Arlind Ajetit, mbrojtja e Kombëtares shqiptare në alarm

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti të shtunën me skuadrën e tij, Krotone, zhvilloi një super ndeshje ndaj Interit. Mbrojtësi “kuq e zi” e nisi ndeshjen nga minuta e parë, teksa luajti deri në minutën e 66-të, duke qenë një faktor kyç në mbrojtjen e skuadrës vendase, e cila u shpartallua vetëm pas daljes së tij.

Ajeti u largua nga fusha për shkak të një dëmtimi muskulor, teksa ky është një sinjal alarmi për trajnerin e kombëtares shqiptare, Kristian Panuç, dy javë para grumbullimit të Kombëtares shqiptare.

Në minutën e 64-të Ajeti kërkoi ndihmën e stafit mjekësor dhe më pas la fushën e lojës. Duke marrë parasysh faktin se në ndeshjen e radhës të Kombëtares shqiptare kundër Spanjës në transfertë, për shkak të kartonëve do të mungojë edhe Mërgim Mavraj, ndërsa ende nuk dihet nëse Ansi Agolli do të rikuperohet, dëmtimi i Ajetit mund ti shkaktojë shumë kokëdhembje Panuçit, i cili në ato raste do të duhet të gjejë zëvendësimet adekuate.

 

Leave a Reply