Pas futbollit, Ferdinand fillon të mirret me boks! (VIDEO)

Për disa surprizë e për disa tjerë vendim i gabuar! Mirëpo Rio Ferdinand ka vendosur që të fillojë një karrierë të re në sportin e boksit. Ish futbollisti i Mançester Junajtedit, i cili aktualisht ndodhet në moshën 38 vjeçare e ka bërë të ditur vet se dëshiron të bëhet një boksier profesionist.

 “Boksi është një sport që më ka pëlqyer gjithnjë”.  Nuk ka sport më të mirë se ai për trupin dhe mendjen. Nuk mund ta marr lehtë një impenjim të tillë. Është një rast shumë i mirë për t’u treguar të gjithëve se jeta jonë mund të ndryshojë nëse duam, gjë që mund ta arrijmë me punë e sakrifica”, është shprehur Ferdinand.

Kujtojmë që Ferdinand gjatë karrierës së tij në futboll ishte njëri prej lojtarëve më të dalluar të Anglisë, ndërsa me Mançester Junajtedin fitoi gjithçka që mund të fitohet në sezonet 2002-04.

Leave a Reply