Zyrtare: KB Shkupi pjesë e Superligës së basketbollit

KB Shkupi do të jetë pjesë e Superligës së basketbollit të Maqedonisë për sezonin e ri 2017/18. Vendimi është sjellur sot nga Federata e Basketbollit të Maqedonisë, ndërsa ka mbetur vetëm pagesa e kotizimit për garim, afati i të cilës skadon me 2 tetor.

Së bashku me Shkupin pjesë e Ligës së Parë do të jetë edhe Akademija FMP, ndërsa jashtë më të mirëve të vendit në baskeboll mbetet Vardari që sezonin e kaluar nuk arriti të paktën të mbijetojë në këtë kategori.

Kujtojmë që Federata e basketbollit të vendit tonë, me 6 shtator solli vendimin për zgjërimin e Superligës nga 10 në 12 ekipe.

Leave a Reply