Iniesta mungon ndaj Shqipërisë

Andres Iniesta do ti mungojë Spanjës në dy ndeshjet e fundit eliminatore të grupit “G” ndaj Shqipërisë dhe Izraelit.

Mesfushori spanjoll mbeti i dëmtuar në përballjen e fundjavës që skuadra e tij, Barcelona e fitoi 3:0 ndaj Las Palmasit.

Mesfushori “katalunas” lëndoi këmbën e tij të majtë, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Iniesta nga fushat e blerta do të mungojë për rreth 10 ditë.

Iniesta ishte njëri prej futbollistëve të ftuar nga e trajnerit Lopetegi për dy përballjet e ardhshme që “iberikët” do ti zhvillojnë në kuadër të eliminatorëve për Botërorin “Rusi 2018”.

Përveç Iniestës, Lopotegi në ndeshjet ndaj Shqipërisë me 06 tetor dhe Izraelit me 09 tetor, nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e mbrojtësit Karvahal dhe sulmuesit, Alvaro Morata.

Leave a Reply