Policia franceze gjeti një bombë afër stadiumit të PSZH-së       

Policia franceze thuhet të ketë gjetur një bombë pranë stadiumit “Parku i Princërve” të skuadrës së Paris Sen Zhermen, kur kjo e fundit në fundjavë duheshe të zhvillojë ndeshjen ndaj Bordos.

Pesë persona janë arrestuar pasi dyshohen të jenë bashkëpunëtorë me një ektremist islamik i cili kishte marrë një komplot bombe me vete të shtunën.

Paisja, e përbërë nga katër cilindra gazi të mbuluar me benzinë ​​u gjetën në afërsi të stadiumit, që ishin lidhur me një “telefon celular që mund të ndezë cilindrat duke shkaktuar kështu një shpërthim”, ka treguar një burim hetues në kryeqytetin francez.

Paisja u gjet nga një banor vendas i ndërtesës Rue Chanez i cili ka njoftuar menjëherë policinë pak para orës 4:30 të shtunën- shkruan “Daily Mail”.

Ministri i Brendshëm francez, Zherard Kollomb në një prononcim për mediat franceze gjatë ditës së sotme tha se i dyshuari ishte në skedarin e “FSPRT” që merret me personat që janë të radikalizuar në masën që shfaqin shenja të një “karakteri terrorist”.

Ai gjithashtu njoftoi se pesë personat e arrestuar ndodhen në paraburgim dhe se po hetohen hollësisht nëse vërtetë janë të involvuar në këtë rast.

Ndryshe në ndeshjen e së shtunës midis Paris Sen Zhermenit dhe Bordos në tribunat e stadiumit të pranishëm ishin rreth 50.000 tifozë që u kënaqën në mjeshtëritë e futbollistëve të tyre, që në fund shënuan fitore me rezultatin 6:2.

Leave a Reply