Infantino nuk mendon që Mesi është më i miri

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino nuk pajtohet me mendimin e shumicës që argjentinasi Lionel Mesi është më i miri futbollist i të gjitha kohërave.

“Leo është i jashtëzakonshëm, mirëpo ende nuk e ka fituar Kupën e Botës. Ka plotë të ngjajshëm si ai. Për atë arsye Diego Maradona është i veqant. Për të qenë lojtar i tillë, duhet të fitosh trofe të rëndësishëm si në aspekt individual ashtu edhe ekipor”, është shprehur Infantino.

Mesi vlerësohet si një prej futbollistëve më të mirë, pasi ka fituar 5 trofe të “Topit të Artë”, më shumë se çdo futbollistë tjetër në historinë e futbollit.

Leave a Reply