Shpresat e Milevskit turpërohen nga Gjibraltari në Portugali (VIDEO)

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ëshë turpëruar në Portugali, duke humbur ndeshjen nga Gjibraltari me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së tretë eliminatore për Evropianin për të rinjë që do të zhvillohet në vitin 2019 në Itali.

Goli që vendosi këtë takim ishte ai nga Torrilla në minutën e 64-t, i cili realizoi për Gjibraltarin, që në fund rezultoi i rëndësishëm për tri pikë. Në këtë sfidë të përzgjedhurit e Blagoja Milevskit ishin favorit absulut kundrejt Gjibrtaltarit që debuton në këto eliminatore.

Maqedonia regjistron edhe disfatën e dytë në eliminatoret e “Euro 2019”, pas asaj nga Serbia që pësoi të premtën, ndërsa ka të shënuar vetëm një fitore ndaj Armenisë në xhiron e parë të këtij cikli.

Leave a Reply