Fasone i Milanit nuk merr vesh nga futbolli?

Drejtori i përgjithshëm i Catania-s Pietro Lo Monako ka sulmuar drejtorin e Milanit Marko Fasonen. Lo Monako foli për Radio Incontro Olympia në prag të derbit të Milanos të dielën.

“Inter-Milan është një ndeshje shumë delikate, një derbi që nuk mund të përshkruhet kollaj apo të parashikohet,” shprehet Monako.

Raportohet se trajneri Viçenzo Montella mund të shkarkohet nëse humbet ndeshjen, pasi ka humbur edhe me Lazio, Roma dhe Sampdoria.

“Fassone nuk merr vesh nga futbolli, kështu që po krijon kaos duke e bërë shumë të vështirë punën për një trajner aq të talentuar si Montella,” thotë Lo Monako.

Derbi Milan-Inter do të luhet me 15 tetor në “San Siro”.

Leave a Reply