Jashtëtokësori Lionel Messi çmendi Argjentinën (VIDEO)

Thjesht fenomenal! Ky është termi që mund të përdorësh për një gjeni siçtë Lionel Messi, i cili në momentin e duhur kur i duheshe Argjentinës shpërtheu dhe i siguroi një vend të drejtëpërdrejtë kombëtares së tij për në Botërorin “Rusi 2018”, shkruan “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e së vërtetës ndaj Ekuadorit, Lionel Messi shkëlqeu duke shënuar 3 gola dhe duke mundur i vetëm këtë Kombëtare që kishte avansuar vetëm pas 40 sekondave lojë, por që në fund duheshe të pajtohet me disfatën 3:1.

“Gauçosët”  kishin nevojë vetëm për fitore në këtë ndeshje, që do i dërgonte ata në Botërorin e vitit të ardhshëm, ndërsa një gjë të tillë edhe e arritën duke iu falënderuar futbollistit më të mirë në Botë.

Skuadra e trajnerit Horhe Sampaoli falë fitores ndaj Ekuadorit, arriti në kuotën e 28 pikëve, duke u renditur në pozitën e tretë pas Brazilit dhe Uruguait, që gjithashtu shënuan fitore në ndeshjet e tyre të zhvilluara pas mesnate.

Brazili falë një dy golëshi të Gabriel Zhesus dhe një goli tjetër të realizuar nga Paulinjo me rezultatin 3:0 mundi Kilin, teksa Uruguai  edhe përkundër disavantazhit që kishte në fund ia doli të mund Bolivinë me rezultatin 4:2.

Një kombëtare tjetër që siguroi kualifikimin e drejtëpërdrejtë për në Rusi është edhe Kolumbia, të cilëve u mjaftoi barazimi 1:1 ndaj Peru në transfertë, me këta të fundit që një vend për në Botëror do të kërkojnë përmes ndeshjes së balotazhit që do ta zhvillojnë përballë Zelandës së Re. Ndeshjet mes tyre në program janë me datë 06 dhe 14 nëntor.

 

Amerika Jugore

Eliminatoret për Botërorin “Rusi 2018”

Brazili 3 – 0 Kili
Ekuadori 1 – 3 Argjentina
 Paraguaji 0 – 1 Venezuela 
Peru 1 – 1 Kolumbia
Uruguai 4 – 2 Bolivia

 

 

 

 

Leave a Reply