Liga e Kombeve, mund të kemi përballje Maqedoni-Kosovë

Me përfundimin e fazës në grupe të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018” u përcaktuan se cilat Kombëtare siguruan një vend të drejtëpërdrejtë për këtë event të madh futbollistik nga zona e Europës, ndërsa gjithashtu u saktësua edhe ndarja e Kombëtareve të ndryshme në Ligat dhe vazot për turneun e ri që do të startojë nga viti i ardhshëm, ndryshe i njohur si Liga e Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Ashtu siç pritej Maqedonia dhe Kosova  kanë përfunduar në Ligën D. Përfaqësuesja maqedonase ndodhet në vazon e parë të kësaj lige së bashku edhe me Azerbajxhanin, Bjellorusinë dhe Gjeorgjinë, teksa Kosova bënë pjesë në vazon e katërt, me përfaqësuese si Andora, San Marino dhe Gjibraltari. Përfaqësueset nga të njëjtat vazo nuk mund të luajnë njëra me tjetrën, ndërsa bazuar në ndarjen e vazove mund të presim një përballje Kosovë – Maqedoni.

Në shortin që do të hidhet më 24 janar të vitit 2018, nga Liga D do të dalin katër grupe me nga katër skuadra.

Fituesit e secilit grup do të ndeshen më pas në gjysmëfinalet dhe finalen e turneut për të siguruar biletën për në Euro 2020.

Renditja në secilën Ligë është shumë e rëndësishme, pasi në bazë të saj, UEFA do të bëjë ndarjet në vazo për shortin e Euro 2020.

 

LIGA D (katër grupe me nga katër skuadra)
Vazo 1: Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia, Gjeorgjia
Vazo 2: Armenia, Letonia, Ishujt Faroe, Luksemburgu
Vazo 3: Kazakistani, Moldavia, Lihtenshtejni, Malta
Vazo 4: Andora, Kosova, San Marino, Gjibraltari

Leave a Reply