Panama në Botërorin “Rusi 2018”, SHBA-të mbeten jashtë (VIDEO)

Një senzacion i madh ka ndodhur në ndeshjet e javës së fundit në zonën KONKAKAF, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, njofton “infOSport.mk”. Kombëtarja e SHBA-ve pësoi disfatë 2:1 nga Trinidad dhe Tobago, duke humbur në këtë mënyrë shansin për të qenë pjesë e Botërorit të vitit të ardhshëm.

Do të jetë ky kampionati i parë që nga viti 1986 në të cilin amerikanët nuk do të marrin pjesë. Një vend për në Rusi megjithatë siguroi Panama. Ekipi nga Amerika Qendrore mundi Kosta Rikan me rezultatin 2:1, duke siguruar në këtë mënyrë pozitën e tretë në renditje.

Zona KONKAKAF

Eliminatoret për Botërorin “RUSI 2018”

Hondurasi 3 – 2 Meksika
Panama 2 – 1 Kostarika
Trinidad dhe Tobago 2 – 1 SHBA

Panamasit falë vetëm gol-averazhit më të mirë ia dolën të zbresin Hondurasin në pozitën e katërt, me këta të fundit që një vend për në KB Rusi 2018 do të duhet të kërkojnë përmes ndeshjeve të balotazhit që do ti zhvillojnë kundër Australisë.

Panamasit falë vetëm gol-averazhit më të mirë ia dolën të zbresin Hondurasin në pozitën e katërt, me këta të fundit që një vend për në KB Rusi 2018 do të duhet të kërkojnë përmes ndeshjeve të balotazhit që do ti zhvillojnë kundër Australisë.

Hondurasi shënoi fitore 3:2 ndaj Meksikës, që edhe përkundër kësaj disfate kishte siguruar pozitën e parë në tabelë, para Kosta Rikës.

             Renditja tabelare                                                                                                                                                    Nd.    F.    B.    D.     G-av.      Pikë
1. Meksika 10 6 3 1 16:7 21
2. Kostarika 10 4 4 2 14:8 16
3. Panama 10 3 4 3 9:10 13
4. Hondurasi 10 3 4 3 13:19 13
5. SHBA 10 3 3 4 17:13 12
6. Trinidad dhe Tobago 10 2 0 8 7:19 6

(Meksika, Kostarika dhe Panama kanë siguruar kualifikim të drejtëpërdrejtë në KB Rusi 2018, teksa Hondurasi do të luaj në balotazh ndaj Australisë)

 

Leave a Reply