Një Shqipëri shumë më kërkuese sonte ndaj Izraelit! Reja zbulon formacionin

Kombëtarja shqiptare luan sonte sfidën e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Izraelit. Takimi starton në orën 20:45 në “Air Albania Stadium”, aty ku “kuqezinjtë” pritet të kenë një përkrahje të madhe.

Shqipëria në këtë ndeshje synon vetëm fitoren, ndërsa kjo ka shtyrë trajnerin Edi Reja që të aktivizojë të gjithë yjet që ka në dispozicion.

Asllani, Bajrami, Broja e Uzuni e nisin titullar, ndërsa Kumbulla është ulur në stol, me Veselin që është preferuar para tij.

Bashkë me Veselin në mbrojtje para portierit Berisha, do të jenë edhe Ismajli dhe Gjimshiti, në krahë do të veprojnë Balliu dhe Hysaj, mesfusha do të flas në gjuhën e Asllanit, Bajramit dhe Abrashit, ndërsa dy sulmuesit e rinj, Broja dhe Uzuni do udhëheqin sulmin. (infOSport.mk)

Leave a Reply