Këtë fundjavë edhe zyrtarisht startuan ndeshjet kampionale në futboll tek të rinjët, edhe atë në tre kategori të ndryshme, Superligën e të rinjëve, në kategorinë e kadetëve dhe në atë të pionierëve, njofton “infOSport.mk”.
Në Superligën e të Rinjve, Vardari demoloi Teteksin me shifrat 6:0. Jovan Eftimovski shënoi dy gola për “kuqezinjtë” nga Shkupi, ndërsa nga një gol tjetër shtuan edhe Tome Lidov, Nikolçe Bataloski, Luka Knezheviç dhe Nevzat Asani.
Në një ndeshje tjetër të zhvilluar në Shkup, Rabotniçki mposhti Bregallnicën me rezultatin 3:2. David Georgievski shënoi dy gola për “romantikët”, derisa një gol tjetër shënoi edhe Gorjan Gapiç. Për mysafirët nga Shtipi golat gjatë pjesës së dytë i realizuan Nazif Memishev (57’) dhe Martin Kaçakov (85’).
Po me të njëjtin rezultat (3:2), Makedonija Gj.P. mundi Ohrid Lihnidos, pavarësisht se kjo skuadër kaloi e para në epërsi falë golit të Davio Liotovskit në minutën e 38-të.
Vetëm tre minuta më vonë, Trajçe Talevski nga penaltia barazoi shifrat në 1:1, derisa i njëjti në minutat e para të kohës shtesë gjatë pjesës së parë shënoi edhe golin e dytë personal, duke bërë që Makedonija Gj.P në pushim të shkoj me epërsinë 2:1. Mysafirët nga Ohri në minutën e 85-të përmes Ilija Jankullovskit barazuan rezultatin në 2:2, megjithatë në momentet e fundit të takimit, falë golit të shënuar nga Marin Mihajlovski, Makedonija Gj.P regjistroi fitore 3:2.
Në dy ndeshjet e fundit në Superligën e të rinjëve, AP Brera me rezultatin 3:1 mundi FC Shkupin, ndërsa Pelisteri triumfoi ndaj Shkëndijës me shifrat 4:1.
Fillimi i takimit doli të jetë i kobshëm për “kuqezinjtë” nga Tetova, pasi vetëm brenda 17 minutave pranuan 3 gola. Përmes golit të Bajram Kosovrastit tentuan që të rikthehen në lojë, duke shkuar në pushim me shifrat 3:1, mirëpo në pjesën e dytë, Pelisteri shënoi edhe një gol tjetër në minutën e 66-të përmes Jakov Presilskit, që njëherit vendosi edhe rezultatin përfundimtarë të takimit të zhvilluar në Manastir, Pelisteri 4, Shkëndija Tetovë 1. (infOSport.mk)
|
Superliga e të rinjëve | Java 1 |
|||||||||||||||
|
