Portieri Svilar thyen rekordin e Iker Kasilasit në Ligën e Kampionëve (VIDEO)

Liga e Kampionëve ka përfituar portierin më të ri që luan në këtë kompeticion. Është Mile Svilar që ka thyer rekordin e ish portierit të Real Madridit, Iker Kasilas, duke luajtur në një ndeshje të Ligës së Kampionëve nga minuta e parë me 18 vjeç e 52 ditë.

Svilar është pjesë e Benfikës, ndërsa sot luajti në takimin ndaj Mançester Junajtedit, të cilin e humbën me rezultat 0:1. Kështu Svilar kalon Kasilasin, me këtë të fundit që debutin në sfidën me Real Madridt ndaj Olimpiakosit në vitin 1999-të, kur ishte 18 vjeç e 117 ditë.

Portieri i tretë më i ri ka qenë Nikolay Mihaylov i Levski Sofia, 18 vjeç e 124 ditë, me Igor Akinfeev të CSKA në vendin e katërt pasi debutoi kundër Porto kur ishte 18 vjeç dhe 159 ditë. Adrian Semper i Dinamos së Zabgrebit kompleton pesë portierët më të rinj që kanë debutuar në Champions, teksa e luajti ndeshjen e parë kundër Lyon në vitin 2016, kur ishte 18 vjeç e 245. Ndërkohë, pa mbushur 20 vjeç kanë debutuar Jose Pepe Reina te Barcelona dhe Petr Cech te Sparta Pragë.

Leave a Reply