Vëllazërimi fiton dhe kreun e tabelës përforcon

Vëllazërimi i Kërçovës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Teteksit në ndeshjen e fundit të javës së 9-të në Ligën e Dytë Perëndim, duke përforcuar kreun e tabelës së klasifikimit, njofton “infOSport.mk”.

Goli i parë ishte pjesë e sulmuesit Belul  Nebiu, i cili shënoi një gol të bukur me kokë. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 15-të, ndërkohë në minutën e 37-të Mërgim Dani me një gjuajtje nga rreth 16-metra realizoi edhe golin e dytë në rrjetën mysafire.

Me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë, ndërkohë në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë, nga një për secilën skuadër.

Pas një aksioni të bukur me protagonistë Dani, Ali dhe Armend Aliu, ky i fundit në minutën e 59-të shënoi edhe golin e tretë për Vëllazërimin, skuadër kjo e cila deri në mbyllje të takimit adiministroi mjaft mirë lojën, duke krijuar edhe disa raste të tjera për gol.

Megjithatë në 30 minutëshin e fundit të ndeshjes mungoi realizimi, ndërkohë mysafirët nga Tetova në minutën e 81-të përmes Janakievskit shënoi golin e nderit, transmeton “infOSport.mk”.

Vlen të theksohet se në përballjen e sotme trajneri i Vëllazërimit Nazmi Ajdini, përveç 18-vjeçarit, Drilon Zendeli, në lojë inkuadroi edhe futbollistin 16-vjeçar, Alen Dumi. Një gjest ky për tu përshëndetur nga ana e drejtuesve të Vëllazërimit, që në këtë mënyrë po dëshmon se bëhet fjalë për një ksuadër mirë të organizuar që mendon edhe për ardhmërinë.

Leave a Reply