Juve bën detyrën ndaj SPAL, Napoli fiton transfertën me Xhenovën (VIDEO)

Juventusi ka shënuar fitore 4:1 ndaj SPAL në xhiron e 10-të të Serisë A në Itali. Ishte Bernadeski që në minutën e 14-të zhbllokoi shifrat, Dybala rriti epërsinë në 2:0 në minutën e 22-të, ndërsa mysafirët ngushtuan diferencën në rezultat përkohësisht me anë të Paloskit në të 34-t. Me rezultat 2:1 u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në të dytën, të përzgjedhurit e Masimilano Alegrit shënuan edhe dy gola me Higuain në minutën e 65-t dhe Kuadradon në të 70-tën.


Fitore të rëndësishme në xhiron e 10-të të kampionatit më të fortë në Itali shënoi edhe Napoli, duke mundur si mysafir Xhenovën me rezultat 2:3. Martens me tri gola personal të shënuar ia dha fitoren “Napolitanëve”, ndërsa Xhenova realizoi me anë të Tarabt dhe Izo-s.

Në ndeshjet tjera, Fiorentina mundi Torinon me rezultat 3:0, ndërsa Sasuolo u mposht nga Udinese me shifra minimale 0:1. /InfOSport.mk

Leave a Reply