Konte i jep fund një “tradite” prej 105 ndeshjesh te Çelzi

Strategu italian Antonio Konte i ka dhënë sot fund një “tradite” që respektohej prej 105 ndeshjesh radhazi te Çelzi. Bëhet fjalë për një traditë të lidhur ngushtë me futbollistët spanjoll, që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pjesë e kësaj skuadre. Gjatë 105 ndeshjeve të fundit te skuadra kampione e Anglisë gjithnjë ndeshjet i kishte filluar të paktën me një futbollist spanjoll.

Mirëpo një gjë e tillë nuk po ndodh edhe sonte në ndeshjen ndaj Evertonit në kuadër të “Carabao Cup”, pasi tekniku italian la në bankinë spanjollët si Azpilikueta, Pedro, Markos Alonso, Morata dhe Fabregas, me këtë të fundit i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 62-të, duke zëvendësuar Drinkuaterin.

Për herë të fundit që Çelzi kishte luajtur pa asnjë spanjoll si titullar, kishte ndodhur në shtatorin e vitit 2015 në një ndeshje të Kupës kundër Miluoll, kur “blutë” e Londrës kishin shënuar fitore me rezultatin 4:2, ndërkohë sa i përket ndeshjeve kampionale, një gjë e tillë kishte ndodhur edhe më herët, në majin e vitit 2014-të  kundër Noruiçit, ndeshje ajo që ishte mbyllur me barazim pa gola.

Në Kupën FA, një gjë e tillë nuk ndodhte që nga janari i vitit 2014, ndërsa në Ligën e Kampioneve, nga dhjetori i vitit 2013-të.

Leave a Reply