Nuhiu: I urojë futbollistët e mi, faleminderit “Shvercerave” për përkrahjen! (VIDEO)

FC Shkupi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Pobedës së Prilepit, duke iu rikthyer rezultateve të mira në kampionat. Pas ndeshjes së zhvilluar në Çair, trajneri i FC Shkupit, Ardian Nuhiu ka shprehur urimet për futbollistët e tij për këtë triumf, duke i faleminderuar njëkohësisht edhe tifozët “Shvercerat”.

“Mendoj që dominuam si pjesën e parë ashtu edhe në të dytën. Kishim shumë raste, mendoj që duhej të fitonim me rezultat më të thellë. Sido që të jetë i urojë futbollistët e mi të cilët luftuan si luana, i uroj për tri pikët dhe të vazhdojnë me këtë rritëm. Dua t’i faleminderojë edhe tifo grupin “Shvercerat” të cilët që gjatë gjithë ndeshjes i kanë përkrahur futbollistët dhe ia më në fund i shpërblyen”, ka thënë trajner i FC Shkupit, Ardian Nuhiu.

Shkupi ndeshjen e radhës në LPFM do ta zhvillojë ndaj Rabotniçkit në transfertë.

Deklarata e trajnerit të FC Shkupit, Ardian Nuhiu, pas fitores të rendësishme ndaj Pobedës së Prilepit të shënuar sot në Çair.

Публикувахте от infosport.mk в 25 октомври 2017 г.

 

Leave a Reply