Reali me 6 mungesa ndaj Totenhamit

Trajneri Zinedin Zidan po has në shumë probleme në prag të takimit të së mërkurës në kuadër të grupit “H” të Ligës së Kampionëve Evropian kundër Totenhamit.

Zidan përveç mungesave të mëparshme si Dani Karvahal, Mateo Kovaçiç, Garet Bejll dhe Kejllor Navas, ai tashmë nuk do të mund të llogaritë edhe në shërbimet e mbrojtësit Rafael Varane, si dhe mesfushorit spanjoll, Isko, i cili kishte pësuar një lëndim në ndeshjen e së dielës kundër Gironës në transfertë.

Ndeshja mes Totenhamit dhe Real Madridit zhvillohet të mërkurën (1 nëntor), në stadiumin “Uembli” me fillim në ora 20:45. Rikujtojmë ndeshja e dy javëve më parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” u mbyll me barazimin 1:1.

Leave a Reply