Bejtullai: Ndaj Rabotniçkit të bëjmë lojë të mirë dhe të dalim me fitore! (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës në xhiron e 14-të në elitën e futbollit vendor do të përballet me Rabotniçkin. “Kuqezinjët” tetovarë në ndeshjen e parë të këtij sezoni të zhvilluar në Shkup ndaj “romantikëve” fituan përballjen me rezultat të thellë 2:6, ndërsa në ndeshjen e fundit që u takuan në kuadër të Kupës barazuan në 1:1.

Mbrojtësi Egzon Bejtullai para sfidës me Rabotniçkin ka vlerësuar se edhe përkrah formës së mirë të skuadrës shkupjane në ndeshjet e fundit, Shkëndija duhet të jap më të mirën nga vetja për ti marrë tri pikët në Tetovë.

“Atmosfera në skuadrën tonë është shumë e mirë. E dimë se Rabotniçki ka bërë një seri mjaftë të mirë prej kur ndërroi trajnerin. Mendojë që bashkë me lojtarët të bëjmë një lojë të mirë dhe të dalim me fitore. Duhet të japim maksimumin dhe të fitojmë ndeshjen që të distancohemi edhe më shumë në tabelë”, ka thënë mbrojtësin Egzon Bejtullai për faqën zyrtare të KF Shkëndijës.

Përballja Shkëndija-Rabotniçki zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit të Tetovës me fillim nga ora 13:30.

Leave a Reply