Tifozët e Partizanit, kërcënojnë kryesinë e klubit të tyre!

Tifozët e Partizanit të njohur si “Ultras Guerils” kanë kërcënuar drejtuesit e klubit të tyre. Ata nëpërmjet një deklarate të lëshuar në fejsbuk, shprehin revoltën e tyre për rezultatet e dobëta që po kalon Partizani në ndeshjet e fundit të kampionatit në Shqipëri, ndërsa në shënjestër të fajtorit kanë hedhur presidentin Demi dhe drejtorët Luciano Mogi e Mark Luliano.

Ja deklarata e plotë e tifogrupit të Partizanit, “Ultras Guerrils”:

Sikur ta linim gjuhën të nxirrte ç’na mban shpirti, do na vinte turp më pas për ato që do të thonim!

Ju nuk na meritoni dhe kjo nuk ka pikë dyshimi. Nuk na meriton Gaz Demi, që kënaqet pa pikë turpi me vendet bosh pas Takjes e Gjicit! Nuk ka turp Moxhi që na tha në sy pas fjalës sonë kundër ardhjes së një lojtari në verë: “mos më ndërhyni në ekip, unë nuk luftoj për të dalë i dyti”! Kishe të drejtë plakush, ti jo i dyti, po as i pesti nuk po del dot! Nëse ke menduar se do gjeje në Shqipëri dhe te Partizoni, një qoshe të qetë për pensionin tend, gabohesh rëndë! Nga azil do të ta bëjmë ferr!

Ti drejtor Preiti çfarë mendove se po bëje? Gjete trampolinën për të ricikluar ato skarcitetet që i quan futbollistë? Ne thamë se shpëtuam nga Starova me shokë, po ti paske qenë edhe më keq! Merr rrugën mbrapsht me gjithë ata që ke prurë, ose do ua tregojmë ne me shumë dëshirë!

Iuliano… sa i dështuar që je!

Lojtarët, çfarë të themi për lojtarët? Juve ju ka plasur cipa e sedër nuk keni. Kur ju takuam herën e fundit ju thamë se do flisnim ndryshe më vonë… merreni si të doni!

Na vjen turp prej jush. Për atë që jeni bërë! Një tufë kllounash!

Leave a Reply