Vazhdon shkëlqimi i Celinës, shënon sërish për Ipsuiçin (VIDEO)

Bersant Celina vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Ipsuiç në Çempionshipin anglez, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti i talentuar kosovar realizoi golin e tretë në fitoren 3:0 të skuadrës së tij ndaj Preston në ndeshjen e javës së 16-të.

Sulmuesi i talentuar realizoi një gol mjaft të bukur, nga një kënd shumë i vështirë, duke vazhduar serinë e golave pas atyre në dy ndeshjet paraprake ndaj Barton dhe Kardif.

Ndryshe goli i sotshëm për Celinën ishte i katërti në 10 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Ispuiçit, skuadër kjo e cila për momentin ndodhet në pozitën e 7-të me 24 pikë, 11 më pak se lideri aktual  Vulverhemptoni.

Leave a Reply