Është Shkëndija që ndal Rabotniçkin (VIDEO)

Shkëndija ka shënuar fitore 2:1 në ndeshjen derbi të javës së 14-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Skuadra tetovare në teren vendas mundi Rabotniçkin, duke ndërprerë në këtë mënyrë serinë prej 3 fitoreve të njëpasnjëshme të “romantikëve”, të cilët të parët kishin shënuar në këtë ndeshje me anë të sulmuesit Çarls Çinedu.

RABOTNIÇKI KALON NE EPERSI NDAJ SHKENDIJESSHKËNDIJA – RABOTNII 0:1(Ç. Çinedu 35')

Публикувахте от infosport.mk в 5 ноември 2017 г.

Stjepanoviç nga gjysma e fushës me një diagonale të gjatë mjaft mirë gjeti para zonës kundërshtare sulmuesin e tij, i cili me një goditje të matur kaloi në epërsi “romantikët”. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 35-të, teksa vetëm 5 minuta më pas Shkëndija arriti që të barazoj shifrat në 1:1.

Hasani në mënyrë perfekte ekzekutoi një goditje dënimi, ku ishte vetëm traverza që i mohoi golin e tij të 11-të këtë edicion, mirëpo nuk mundi ti mohoj edhe Marjan Radeskit golin e tij të tretë, kur nga afërsia me kokë shënoi për 1:1, duke përmirësuar gabimin e Izair Eminit i cili paraprakisht nga afërsia goditi vetëm shtyllën.

SHKËNDIJA BARAZON REZULTATIN NDAJ RABOTNIÇKITSHKËNDIJA – RABOTNII 1:1(M. Radeski 40')

Публикувахте от infosport.mk в 5 ноември 2017 г.

1:1 ishte rezultati i pjesës së parë, ndërsa golin e fitores Shkëndija e gjeti në minutën e 82-të, kur Hasani shndërroi në gol penaltinë e akorduar nga ana e arbitrit kryesor, Aleksandar Stavrev.

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLHASANI KALON NE EPERSI SHKENDIJENSHKËNDIJA – RABOTNIÇKI 2:1(F.Hasani 82' – pen.)

Публикувахте от infosport.mk в 5 ноември 2017 г.

Shkëndija në këtë mënyrë vazhdon të mbaj fuqishëm frontin në elitën e futbollit vendor, duke kryesuar tabelën me 34 pikë, 11 më shumë se Vardari i vendit të dytë që sot mundi Skopjen me reuzltatin 3:0.

Akademia Pandev u ndal në teren vendas nga Pobeda, njëjtë sikurse edhe Shkupi përballë Sileksit, teksa Pelisteri më në fund iu rikthye fitoreve, duke mundur Renovën.

LPFM, Java XIV

Akademija Pandev 0 : 1 Pobeda
Pelisteri 2 : 1 Renova
Shkëndija 2 : 1 Rabotniçki
Shkupi 0 : 1 Sileksi
Vardari 3 : 0  Skopje

Leave a Reply