Ronaldo nën hije, por Reali fiton (VIDEO)

Reali i Madridit në ndeshjen e fundit të së dielës në kuadër të javës së 11-të në La Liga mundi Las Palmasin me rezultatin e pastërt 3:0, duke bërë që Zinedin Zidan të buzëqesh më në fund, pas dy disfatave të njëpasnjëshme ndaj Gironas në kampionat dhe Totenhamit në Ligën e Kampionëve Evropian, njofton “infOSport.mk”.

Megjithatë ajo që ra më shumë në sy në këtë ndeshje ishte fakti që Kristiano Ronaldo nuk arriti të shënojë asnjërin prej golave, duke mbetur në shifrën e vetëm një goli këtë edicion. Mirëpo “mbretërit” janë me fat që në skuadër kanë një yll në ngjitje si Asensio, i cili shënoi një super gol mbrëmjen e sotme.

Përveç tij në listën e golashënuesve te Reali u regjistruan edhe Kasemiro dhe Isko, por jo edhe Kristiano Ronaldo, që me gjithë përpjekjekt e shumta të shokëve të skuadrës për ta çuar te goli, nuk mundi ta shijonte këtë fitore edhe në aspektin personal.

Falë kësaj fitore Reali ruan pozitën e tretë në renditje, me 23 pikë, mirëpo kjo vetëm golaverazhit më të mirë se Atletiko Madridi, që gjithashtu ka 23 pikë në pozitën e katërt. Para tyre ndodhen lideri aktual Barcelona me 31 pikë dhe Valencia me 27 pikë.

La Liga, Java XI

Levante 1 – 2 Girona
Celta Vigo 3 – 1 Ath. Bilbao
Real Sociedad 3 – 1 Eibar
Villarreal 2 – 0 Malaga
Real Madrid 3 – 0 Las Palmas

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply