Nejmar nuk haron dashurinë e vjetër, Barcelonën: A do më pranonit sërish?

Jo çdo herë paraja të bënë të lumtur. Kjo është më se e vërtetë, ndërsa një gjë të tillë po përjeton edhe ylli brazilian i Paris Sen Zhermenit, Nejmar. 30 milion eurot në vit që merrë te skuadra parisiene duket se nuk janë sinonim i lumturisë për Nejmar.

Ish futbollisti i Barcelonës nuk po mund të përshtatet te PSZH-ja, ndërsa këtë më së miri e përshkruajnë zënkat e yllit brazlian, fillimisht me kolegun e tij të sulmit, Edinson Kavani dhe më pas edhe me trajnerin Unaj Emeri.

E gjithë kjo situatë e krijuar ka bërë që Nejmar të ndjejë nostalgji për kohën e kaluar te Barcelona.

Sipas të përditshmes katalnase “Sport Diario”, sulmuesi brazilian, gjatë vizitës që i ka bërë së fundmi ish ekipit të tij, është shprehur mes Lionel Messit dhe ish-shokëve: “Nëse do të kthehesha, a do më pranonit?”.

Një frazë kjo e papritur, por që vërteton edhe një herë se Nejmarit po i mungon Barcelona dhe shokët e skuadrës si Messi dhe Suarez, me të cilët vallzonte në sulm duke mbushur me gola rrjetat kundërshtare.

Leave a Reply