Ish bashkëlojtari i Vokrrit dhe Pançevit kandidatë për postin e trajnerit te Serbia

Pas shkarkimit të Slavoljub Muslin, Kombëtarja e Serbisë është shumë afër emërimit të trajnerit të ri. Edhe pse Muslin arriti që ta dërgojë Serbinë në Botërorin “Rusi 2018”, Federata e Futbollit serb morri vendimin për shkarkimin e tij. Sipas asaj që shkruajnë mediat serbe, kandidati kryesor që mund të zëvendësojë Slavoljub Muslin, është ish ylli i Crvena Zvezdës dhe Jugosllavisë, Dragan  Stojkoviç – Piksi.

Ky i fundit aktualisht drejton skuadrën kineze të Guangzhou me të cilën zgjati kontratën deri në vitin 2021. Megjithatë ai ka marrë dritën jeshile nga ana e drejtuesve kinez, pasi Stojkoviç njkohësisht do të drejtojë edhe Kombëtaren serbe dhe skuadrën e Guangzhou.

Kujtojmë se Stojkoviç gjatë karrierës si futbollist luajti së bashku me Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri te Kombëtarja e Jugosllavisë, ndërsa gjithashtu kishte luajtur bashkë edhe me sulmuesin maqedonas, Darko Pançev, me këtë të fundit edhe te Crvena Zvezda, kur së bashku në vitin 1991 kishin arritur suksesin më të madh të skuadrës nga Beogradi, duke triumfuar në Ligën e Kampionëve Evropian.

Leave a Reply