Njihuni me 7 skuadrat e pamposhtura në TOP-5 ligat evropiane

Barcelona, Valencia, Atletiko Madridi, Interi, Napoli, Mançester Siti dhe PSZH-ja, janë shtatë klubet e vetme në top pesë ligat e Evropiane që nuk dinë ende për humbje.

Barcelona, Valencia dhe Atletiko Madridi janë tre skuadrat që ende nuk dinë për humbje në Spanjë. “Katalunasit” pas 11 xhirove në La Liga kanë regjistruar 10 fitore dhe vetëm një barazim, duke lënë prapa Valencian me katër pikë, që gjatë 11 xhrove të para në La Liga ka regjistruar tetë fitore e tre barazime, teksa Atletiko Madridi regjistron gjashtë fitore dhe pesë barazime.

Interi dhe Napoli janë dy skuadrat që ende nuk din për humbje në Serie A. Interi ka nëntë fitore dhe tre barazime, ndërsa lideri aktual, Napoli, pas 12 xhirove ka regjistruar 10 fitore e 2 barazime.

Në Premierligë është vetëm Mançester Siti që nuk ka shijuar humbje. Të besuarit e Pep Guardiolas e kanë nisur sezonin furishëm ku pas 11 xhirove kanë arritur dhjetë fitore e një barazim.

I njëjti rast po ndodh edhe në Francë, ku vetëm PSZH-ja ende nuk ka përjetuar shijen e disfatës. Parisienët pas 12 xhirove në “Ligue 1”, kanë arritur dhjetë fitore e dy barazime.

Nga pesë ligat më të forta, vetëm në Bundesligë të gjitha skuadrat kanë pësuar së paku një humbje, me Bajernin në krye të tabelës së klasifikimit, skuadër kjo që në 11 xhirot e para ka regjistruar 8 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

Leave a Reply