Gostivari mundi Strugën në ndeshjen për kreun e tabelës (VIDEO)

Derbi i javës së 12-të në Ligën e Dytë  Perëndim midis Gostivarit dhe Struga Trim Lum i ka takuar skuadrës vendase, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Mensur Jakupi shënuan fitore minimal 1:0 ndaj skuadrës strugane, e cila në këtë mënyrë pësoi edhe disfatën e dytë gjatë këtij edicioni.

Golin e vetëm të takimit që në fund i siguroi tre pikë mjaft të mëdha skuadrës së Gostivarit e realizoi Ilirid  Ademi në minutën e 57-të, kur falë një gabimi të mbrojtjes mysafire nga afërsia i papenguar nga askush shënoi golin e fitores.

EuroMilku mundi Teteksin me rezultatin 3:1, Lokomotiva e Shkupit realizoi një fitore të pastërt 3:0 ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Novacit, teksa Labunishta dhe Makedonija Gjorçe Petrovi u ndanë në barazim 1:1.

Një fitore me shumë vlera këtë javë realizoi edhe Vëllazërimi në derbin lokal të Kërçovës ndaj Zajazit.

LFDM – Perëndim, Java XII

Euromilku 3 – 1 Teteksi
KF Gostivari 1 – 0 Struga Trim & Lum
Labunishta 1 – 1 Makedonija Gj.P
Lokomotiva 3 – 0 Novaci
Zajazi 1 – 2 Vëllazërimi

Leave a Reply