Gabimi në procesverbal hutoi gazetarët në lidhje me Ferhan Hasanin (FOTO)

E shpallën të lënduar, ndërsa ngelën të befasuar kur në minutën e 57-të qëndronte pranë fushës duke pritur të inkuadrohet në lojë. Kapiteni i Shkëndijës Ferhan Hasani pa fajin e tij është bërë protagonist i një episodi interesant në sfidën miqësore Maqedoni-Norvegji e fituar 2:0 nga vendasit.

Në fakt bëhet fjalë për një gabim teknik në përpilimin e procesverbalit zyrtar të ndeshjes në fjalë, ku pa dashje ka mbetur pa shënuar emri i Hasanit që gjendej në pankinë. Lëshimi shpejt është përmirësuar, por procesverbali i ri nuk është shpërnadarë në zonën e gazetarëve që para vetes kishin mbetur me “të vjetrin”. Kjo ka bërë të lind kureshtja e “mungesës” së Hasanit, madje media të caktuara kanë shkuar aq larg sa që kanë trilluar lajme nga më të ndryshmet, përfshi edhe një lëndim të futbollistit gjatë nxemjes para fillimit të takimit.

Lum telefonatash kanë arritur në adresë të përfaqësueses, Shkëndijës dhe vetë futbollistit, duke u interesuar rreth gjendjes së tij, ndërkohë që Hasani pa dijeni se çka ndodh jashtë u inkuadrua në lojë në minutën e 58-të dhe zhvilloi paraqitje shumë pozitive. Pas ndeshjes mbeti i habitur kur mësoi se “ishte lënduar”, duke kuptuar arsyen e numrit të madh të thirrjeve të humbura dhe mesazheve në celularin e tij./InfOSport.mk

Leave a Reply