Gladbahu mund Bajernin dhe bënë më interesant kampionatin gjerman (VIDEO)

Borusia Menhengladbahu ka mundur Bajernin e Munihut me rezultatin 2:1, duke bërë shumë më interesant vazhdimin e kampionatit në Bundesligë. Ishte kjo disfata e parë për “bavarezët” nën drejtimin e trajnerit Jup Hejkens dhe gjithsej e dyta pas 13 xhirove të zhvilluara.

Skuadra e Heking shënoi dy gola në fundin e pjesës së parë. Fillimisht me Thorgan Hazard në minutën e 39, ndërkohë që pas 5 minutash Ginter realizoi dhe golin e dytë. Bavarezët u zgjuan shumë vonë në këtë ndeshje, teksa gjeten rrugën e rrjetës me Vidal në minutën e 74-të, mirëpo duke mos mundur të bëjnë diç më tepër.

Bajerni edhe përkundër kësaj disfate mban pozitën e parë me 29 pikë, 3 më shumë se Lajpcigu, teksa Gladbahu me 24 pikë ndanë pozitën e tretë me Shalken që sot bëri çmenduri në ndeshjen në “Sinjal Iduna Park” duke barazuar rezultatin nga 0:4 në 4:4.

Leave a Reply