Kupa e Italisë, skuadra e Ligës së tretë  eliminon atë të “Serie A” (VIDEO)

Ndeshjet e 1/16 së finales së Kupës së Italisë kanë nisur me një surprizë të madhe, pasi skuadra e Ligës së tretë (Serie C apo ish Lega Pro) Pordenone, ka arritur të eliminojë klubin e “Seria A”, Kaljarin.

Skuadra  nga “Serie C” shënoi fitore me rezultatin 2:1, ndërsa fitoren e tyre në këtë ndeshje e paralajmëroi Miguel Angel me golin e realizuar në minutën e 8-të. Kaljari u kundërpërgjigj vetëm 10 minuta më pas falë golit të shënuar nga Desena, mirëpo kur pritej një dominim i plotë nga ana e skuadrës vendase,  një gjë e tillë nuk ndodhi, por Kaljari në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 62-të pësoi edhe golin e dytë, të cilin e realizoi Basoli.

Kësisoj Pordenone kaloi në epërsi 2:1, të cilën epërsi e ruajti deri në mbyllje të takimit, duke u kualifikuar kështu për ndeshjet e 1/8 së finales, duke pasur parasysh se kjo fazë e garave zhvillohet me vetëm një ndeshje me eliminim direkt. Sfida e radhës për skuadrën surprizë të Kupës është ajo kundër gjigandëve të Serie A, Interit.

Leave a Reply