Kadriu: FC Shkupi posedon ekip të mirë dhe meriton të jetë më lartë (VIDEO)

Futbollisti kërçovar i Rabotniçkit, Florian Kadriu ka folur në një emision sportive të vendit tonë për ish skuadrën e tij FC Shkupin. Kadriu ka vlerësuar se Shkupi duhet të jetë më lartë në renditjen tabelare të LPFM-së, pasi posedon ekip me kualitete të mira.

“Shkupi mori një pikë mjaft të vlefshme në Manastir. Shkupi ka ekip të mirë dhe mendoj se duhet të jetë më lartë dhe se nuk duhet të luftojë për mbijetesë.  Mendoj se duhet të kap vendin e katërt ose pestë” , ka thënë Kadriu në emisionin “Sportmania” që transmetohet në televizionin SHENJA.

KADRIU FLET PËR FC SHKUPIN: SHKUPI KA EKIP I MIRË, DHE DUHET T…

KADRIU FLET PËR FC SHKUPIN: SHKUPI KA EKIP TË MIRË DHE DUHET TË JETË MË LARTËFlorian Kadriu në emisionin ”Sportmania” ka folur edhe për ish-ekipin e tij FC Shkupin. Ai u shpreh se Shkupi ka ekip të mirë dhe konsideron që ekipi nga Çairi nuk duhet të luftojë për mbijetesë, por duhet të jetë më lartë.”Shkupi mori një pikë mjaft të vlefshme në Manastir. Shkupi ka ekip të mirë dhe mendoj se duhet të jetë më lartë dhe se nuk duhet të luftojë për mbijetesë”, shprehet Kadriu.Për në fund ai shton që Shkupi duhet të kapë vendin e katërt ose pestë në renditje.”Mendoj se duhet të kap vendin e katërt ose pestë” ka thënë Kadriu në Sportmania.

Публикувахте от Tv Shenja в 27 ноември 2017 г.

Kërçovari vazhdon të mbetet njëri ndër mesfushorët më të mirë të Rabotniçkit, me të cilët mendon që edhe këtë sezon të arrijnë objektivin për vendin e tretë dhe dalje në Evropë.

“Kemi një ekip mjaft të mirë dhe me këtë trajnerin e ri kemi ndryshuar, ka ardhur një frymarje e re. Siç shihet edhe me ndeshjet dhe mendojë që Rabotniçki ka kualitetet të arrijë vendin e tretë”, është shprehur Kadriu.

Leave a Reply