“Elite Round”, Maqedonia U17 mëson kundërshtarët

Përfaqësuesja U 17 e Maqedonisë mësoi emrat e kundërshtarëve në fazën elite të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Europian.

Gjenerata e udhëhequr nga trajneri Goran Staniq do të luaj në grupin e 3-të, ndërsa për kualifikim në garën e madhe do të luajë kundër përfaqësueseve të Irlandës, Polonisë dhe Gjeorgjisë.

Për përfaqësusen U 17 të Maqedonisë kjo është hera e parë dhe historike që merr pjesë në fazën elite të kualifikimeve.

Mini-turnetë patjetër të përfundojnë deri më 1 prill, ndërsa tetë fituesit e grupeve bashkë edhe me 7 përfaqësueset e dyta më mirë të ranguara në grupe, do të kualifikohen në Kampionatin Europian, që nga data 04 deri më 20 maj do të mbahet në Angli.

Leave a Reply