Jang Bojs shuan ëndërrën e Tiranës, “bardheblutë” eliminohen nga Liga Europa

Jang Bojs ka shuar ëndërrën e Tiranës për të siguruar një vend në grupet e Liga Europa, njofton “infOSport.mk”. Skuadra kampione e Zvicrës sonte në stadiumin “Ëankdorf” në Bern mundi kampionët e Shqipërisë me rezultatin 3:0.

3 minuta para fundit të pjesës së parë Kristian Fasnaht paralajmëroi fitoren e Jang Bojs, të cilën gjatë pjesës së dytë e vulosi kamerunasi Zhan Pier Nsame, me dy gola të shënuar brenda 20 minutëshit të parë.

Vlen të theksohet se Tirana pas 3 golave të shënuar nga Jang Bojs, duheshe të luaj me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit të Agustin Torasa.

Kështu Tirana mbylli aventurën europiane, që njëherit ishte edhe më e suksesshmja në historinë e “bardhebluve” nga kryeqendra shqiptare. Në anën tjetër Jang Bojs vazhdon në fazën e grupeve të Liga Europa, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian në nivel klubesh.

Leave a Reply