Fat i çmendur për Milanin, “kuqezinjtë” kualifikohen më tej pas 24 penaltive (VIDEO)

Milani në mënyrë shumë dramatike ka arritur që të sigurojë një vend për në grupet e Liga Europa. Skuadra e njohur italiane në ndeshjen vendimtare eliminoi ekipin portugez të Rio Ave, edhe atë pas 24 penaltive të ekzekutuara, shkruan “infOSport.mk”.

Ndryshe ndeshja e zhvilluar në Portugali gjatë 90-të minutave u mbyll me shifrat 1:1, ndërsa pas 120 minutave lojë rezultati në semafor tregonte shifrat 2:2.

Belgu Aleksis Saelemaekers në minutën e 51-të kaloi në epërsi Milanin, ndërsa barazimin skuadrës së Rio Ave ia siguroi Geraldes në minutën e 72-të.

Në kohën shtesë dy herë nga 15 minuta, portugezët avansonin deri në fund falë golit të Gelson në minutën e 91-të, mirëpo në minutën e parë shtesë të 30-të minutëshit, futbollisti i Rio Ave, Borevkoviç shkaktoi penalti për Milanin, të cilën në gol e shndërroi futbollisti më në formë i tyre, Hakan Çalhanogllu, duke barazuar shifrat në 2:2.

Gjatë ekzekutimit të penaltive vendasit në dy raste lëshuan mundësinë për të eliminuar Milanin e madh, mirëpo në fund morrën dënimin.

Të dyja skuadrat ekzekutuan plotë 24 penalti, ndërsa ajo e fundit të cilën e priti portieri Xhanluixhi Donaruma i dha kualifikimin Milanit, skuadër kjo që shënoi fitore 9:8.

Në dy raundet e para Milani kishte eliminuar Shamrok Rouvers dhe Bodo/Glimt, ndërsa përveç kësaj “kuqezinjtë” startuan edhe me fy fitore në “Serie A”. Ky kualifikim vjen në një moment të duhur për skuadrën e Stefano Piolit dhe me siguri se do të ndikojë pozitivisht në rrjedhën e rezultateve të skuadrës “kuqezi” nga Milano.

 

Leave a Reply