Gentian Muça nga Prishtina te Tirana!

Gentian Muça mund të rikthehet sërish te Tirana. Klubi “bardheblu” dhe lojtari janë në bisedime që pas një viti ndërprerjeje të rinisin bashkëpunimin. Ndonëse ende nuk ka asnjë lajm zyrtar, palët kanë diskutuar këtë verë dhe nëse Muça largohet nga Prishtina, mund të afrohet te Tirana.

Muça për momentin është i grumbulluar me prishtinasit për ndeshjet e Europës dhe ndoshta do të largohet pas mbylljes së aventurës europiane.

Për bardheblutë kthimi i Muçës do të ishte një lajm i bujshëm, pasi mbrojtësi ka qenë pjesë e skuadrës kampione dhe do të pritej mirë nga të gjithë në kryeqytetin shqiptarë.

Leave a Reply