Të hënën shorti i Ligës së Kampionëve, priten super ndeshje

Me ndeshjet e së mërkurës në mbrëmje, edhe zyrtarisht është mbyllur faza e grupeve në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian, ku u mësuan edhe skuadrat e fundit që do të luajnë në fazën eliminuese.

Të hënën (11 dhjetor) në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti. Ndeshjet e para që do të luhen pas hedhjes së këtij shorti do të jenë me datat 13 dhe 14 shkurt, ndërsa ato kthyese  në program janë me 20 dhe 21 shkurt.

Sipas rregullave të UEFA-s, në short nuk mund të bien skuadra nga kampionati i njëjtë, ashtu që është më se e sigurtë se në këtë fazë nuk do të shohim një “El Clasico” spanjolle, Barça – Real, një derbi të zjarrtë italian, Roma – Juve, apo edhe derbi ndeshje angleze, Liverpull-Çelzi, Mançester Junajted – Çelzi, apo edhe Mançester Siti – Çelzi.

Gjithashtu në ndeshjet e 1/8 së finales rregullat e UEFA-s thonë se mes vete nuk mund të luajnë ekipe nga grupi i njëjtë, ashtu që sipas një logjike të këtillë skuadra kampione e Anglisë, Çelzi në këtë fazë do të mund të përballet vetëm me tre skuadra, si PSZH, Barcelona apo Beshiktash.

Vazo e parë:
Mançester Junajtedi, PSZH-ja, Roma, Barcelona, Liverpulli, Mançester Siti, Beshiktashi, Totenhami
Vazo e dytë:
Bazeli, Bajern Munihu, Çelzi, Juventusi, Sevilja, Shakhtar Donjetsku, Porto, Real Madridi

Leave a Reply