Sa ditë e keqe për Kukelin, autogol, penalti dhe zëvendësim (VIDEO)

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli sot është kthyer në personazhin më negativ te skuadra e Sionit, që në kuadër të javës së 17-të u mund nga Lucerni, kjo edhe për fajin e futbollistit shqiptarë, i cili do të dëshironte që sa më shpejtë të harronte këtë ditë të trishtë për atë.

Ai u aktivizua në lojë që nga minuta e parë në prapavijë, mirëpo çdo gjë që bënte, ishte gabim.

Fillimisht në minutën e 30-të ai dërgoi topin në rrjetën e gabuar, duke mposhtur portierin e tij.

Një asist nga ana e Pajtim Kasamit për turkun Salih Unçan bëri që Sioni për një moment të barazoj shifrat në 1:1, mirëpo kah fundi i pjesës së parë, sërish në skenë doli Kukeli, dhe sërisht për të ndëshkuar skuadrën e tij, pasi shkaktoi një penalti ndaj futbollistit shqiptarë të Lucernës, Demhasaj, penalti kjo që më pas u shndërua në gol nga ana e futbollistit vendas, Ziegler.

Ky moment dëshmoi se Kukeli nuk kishte ditën e tij, me ç’rast trajneri Markus Babel vendosi ta zëvendësojë atë në fillimin e pjesës së dytë.

Në minutat e fundit në këtë ndeshje te Sioni u aktivizua edhe Ermir Lenjani, teksa për gjatë 90-të minutave në këtë ndeshje luajti strugani, Pajtim Kasami.

Në anën tjetër te Lucerna, Ddemhasaj e nisi si titullar, për tu zëvendësuar më pas nga Filip Ugriniç, teksa talenti 20-vjeçar nga Kosova, Idriz Voca nuk morri besimin e trajnerit Garsia de La Torre.

Leave a Reply