Bajern Munih-Beshiktash, gjermanët frikë nga tifozët e zhurmshëm turq (VIDEO)

Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti i fazës së 1/8-ve të finales në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian. Goglat përballë njëri tjetrit vendosën Bajern Munihun dhe Beshiktashin, me këta të fundit që njihen për superioritetin që treguan në ndeshjet në grupe të këtij edicioni, ndërsa gjithashtu njihen edhe për tifozët e tyre më të zhurmshëm që ekzsitojnë në Evropë.

Tifozët e skuadrës turke janë “të çmendur”! Në maj të vitit 2013-të, në stadiumin e tyre të vjetër, “Inönü Stadium”, u regjistrua një zhurmë me vlerë 141 decibel, zyrtarisht rekord botëror për stadiumet, ndërkohë në ndeshjen e këtij edicioni kundër Lajpcigut bënë që futbollisti gjerman Timo Werner të kërkojë zëvendësimin që në mesin e pjesës së parë, sepse iu dukte sikur në veshët e tij ishin miliona bletë.

“Gjermanëve u bëri shumë përshtypje atmosfera. Disa lojtarë të tyre donin të linin ndeshjen që pas 20 minutash”, – pati thënë kapiteni i Beshiktashit, Özyakup.

Për tifozët e skuadrës turke dhe performancat e tyre të shkqlyeshme në tribuna ka folur edhe futbollisti i Bajernit të Munihut, Tomas Myler.

“Te Bajerni e dinë mirë. Jemi të paralajmëruar që tani për ndeshjen në transfertë”, – është shprehur gjatë ditës së sotme mesfushori i “bavarezëve”.

Bajerni dhe Beshiktashi ndeshjen e tyre të parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve do ta zhvillojnë në Gjermani me 20 shkurt 2018, teksa ndeshja në stadiumin e Beshiktashit në program është me datë 14 mars të vitit 2018-të.

Leave a Reply